Rama hap fushatën në Durrës: Qyteti do të transformohet rrënjësisht

Aktualitet Politike

Kreu i qeverisë tha se Durrësi me investimet e reja do të ketë një transformim rrënjësor dhe do kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara në Mesdhe.

“Potenciali i Durrësit është i jashtëzakonshëm, me investimet e reja masive që do bëjmë, Durrësit do ketë një transformim rrënjësor dhe do kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara në Mesdhe. Kjo do të thotë se do rriten mundësitë për punë dhe jo vetëm kaq, do kenë punë më të mirëpaguara. Në Durrës janë dy porte kyçe, për të dyja këto porte jemi në proces. Me portin turistik ka filluar të vendoset baza e kantierit dhe do vijojnë intensivisht punimet” tha Rama.

Në kuadër të rrugëtmit të gjelbër të 14 majit, Rama ka mbjellë edhe pemë në qytetin bregdetar.

“Vijojmë rrugëtimin e gjelbër drejt 14 majit, duke përmbushur kështu zotimin, ku me shkurtimin e shpenzimeve elektorale do të financojmë dhurime pemësh në çdo bashki, duke e kthyer këtë fushatë në të parën fushatë që do të lërë pas më pak ndotje mjedisore, akustike e vizuale dhe më shumë oksigjen në stacionet e saj” shkruan Rama në postimin e tij.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?