Mbyllet çerekfinalja e parë e Ligës së Kampionëve, me fitoren e Real Madrid dhe Milan.
Kuqezinjtë kanë arritur të mundin me rezultat minimal të parët e “Serie A”, Napoli, në një ndeshje të mbushur plot tension dhe kartona.
Real Madrid ka treguar edhe njëherë klasin në fushën e blertë të kompeticionit të fituar plot 8 herë prej tyre, duke mposhtur anglezët e Chelsea me rezultatin 2-0.
Golat u shënuan nga Benzema në minutën e 21’ dhe Asensio në minutën e 74’ të ndeshjes.
Milanit i mjaftoi një gol i Bennacer në minutën e 40’ për të siguruar fitoren.
Total 0 Votes
0
0