Është publikuar video nga momenti i shpërthimit me tritol makinë së kreu të PD në Vaun e Dejës, Benard Ndrecës.
Në videon e mëposhtme shihen qartë lëvizjet e Ndrecës. Ai shihet jashtë shtëpisë me nënë e tij, ndez makinën dhe më pas largohet nga mjeti. Pak sekonda më pas rikthehet dhe futet në makinë, sapo niset mjeti shpërthen.
Nga shpërthimi fatmirësisht Nderca nuk është lënduar, por as nëna e tij që ndodhej pak metra nga mjeti.
Nga kameret e sigurisë është vënë re se dy persona të maskuar gjatë natës kanë vendosur tritol në mjetin e Ndrecës.
Total 0 Votes
0
0