Këlliçi i përgjigjet Ramës: Cirkut të batutaxhiut me shokë në burg, i ka ikur koha

Aktualitet Politike

“Këtë herë i kanë gjetur një kandidat që sikur ka humbur fizarmonikën. Shikoni kur thotë: do ketë transport falas.Mua më duket sikur thotë po ma gjetët fizarmonikën, unë do t’iu bëj një xhiro pa lekë.”, tha më herët Rama.

Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se Rama dhe  Veliaj me çeljen e fushatës duke mbjellë pemë, i shtuan Tiranës edhe më shumë fasadë, shfaqje, e propagandë. Ai thotë se ndryshe nga Rilindja, për Tiranën ka një model tjetër, me projekte konkrete që sipas tij do tëpërmirësojnë jetën e qytetarëve.

Postimi i plotë i Këlliçit:

Kryeministri dhe kryebashkiaku i tij, i shtuan sot Tiranës edhe më shumë fasadë, shfaqje, e propagandë. Asgjë nga këto nuk i ndihmon qytetarët, nuk hap një vend të ri pune, nuk ul koston e rënduar të jetesës.

Shefi i rilindjes tregoi se ai jeton me konfliktin politik, me sulmet dhe ofendimet. Sepse shpreson, që në këtë mënyrë, njerëzit do të harrojnë bilancin katastrofik që ai ka në qeverisje, dhe të besuarit e tij nëpër bashki.

Unë kam një model tjetër. Me projekte konkrete që do të sjellin zbutjen e kostos së lartë të jetesës. Ndryshe nga shëndetësia jote falas, urbanin e Tiranës, kurdo që te hypësh e kudo që te shkosh, do ta kesh falas.

Këto janë zgjedhje për qytetarët, për shqetësimet dhe për jetën e tyre. Cirkut të batutaxhiut, me shokët e ngushtë në burg për korrupsion, e me kryetarët e bashkive gati për në SPAK, i ka ikur koha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?