Escobar: Të zbatohen rekomandimet e ODIHR, partitë të zgjedhin kandidatë të pastër

Aktualitet
Selia diplomatike e SHBA në Tiranë, ka zbardhur kërkesat kryesore të të dërguarit Gabriel Escobar, gjatë takimeve me krerët më të lartë të shtetit shqiptar. Ambasada thotë se ai ka kërkuar që të zbatohen rekomandimet e ODIHR në zgjedhjet e 14 Majit.

“Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA për Çështjet Europiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, mbërriti sot në Tiranë për takime me Presidentin Begaj, Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka dhe udhëheqës të tjerë.

Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar do të nënvizojë rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme vendore në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit si dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë.

Ai do të diskutojë gjithashtu bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për përparësitë rajonale dhe globale, përfshirë refuzimin e pushtimit rus të Ukrainës”, thotë Ambasada e SHBA në një njoftim për vizitat e Escobar sot në Tiranë, teksa ndan dhe pamjet e mëposhtme.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?