Tirana kryeson e vetme kreun e renditjes

Sport

Tirana është kthyer përsëri e vetme në kreun e renditjes të Superiores. Bardheblutë kanë mundur me shifrat 2-1 Kukësin në “Elbasan Arena” dhe nisin në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e katërt të kampionatit.

Sfida ka qenë shumë e luftuar, por pa shumë raste në pjesën e parë, pasi skuadrat anulonin njëra-tjetrën në fushë. Tirana u tregua shumë cinike, duke shfrytëzuar mundësinë e parë të mirë që iu shfaq, teksa gjeti golin me anë të Hilës në fundin e pjesës së parë

Kukësi reagoi në fraksionin e dytë të lojës duke gjetur shpejt barazimin me Rashitin dhe duke iu afruar ndjeshëm avantazhit, por Bekaj dhe traversa i mohuan festën verilindorëve. Me kalimin e minutave, Tirana u kthye përsëri në kontroll të sfidës dhe zhvendosi lojën në gjysmëfushën kundërshtare. Por një episod në minutën e 86-të do të vuloste ndeshjen kur një top i harkuar në zonë, u devijua me dorë nga Barbosa.

 

Hasani nuk gaboi nga pika e bardhë dhe i dha Tiranës kështu një sukses të rëndësishëm për fatin e kampionatit, pasi tashmë bardheblutë janë përsëri në epërsi ndaj ndjekësve më të afërt të Partizanit dhe mund të përballojnë më qetësisht sfidat e radhës.

76’ Largohet nga fusha Rashiti, teksa aktivizohet Barbosa në radhët e Kukësit.

73’ Hasani gjen hapësirë dhe gjuan nga jashtë zonës, topi devijohet dhe mbërrin lehtë në duart e Tafas.

71’ Haxhiu harkon në zonë për Nikqin i cili gjuan me kokë por çon topin në duart e Tafas.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?