Rama tregon çfarë e mundëson rritjen e pagave të administratës

Aktualitet Politike

Kryeministri Edi Rama thotë se rritja e pagave të administratës, duke e çuar pagën mesatare në 900 euro në vitin 2024, është rezultat i një “përpjekjeje të gjatë dhe këmbënguljeje”, dhe jo thjesht një “shkop magjik” siç janë shrpehur disa prej kundërshtarëve të tij politikë.

Sipas Ramës për të arritur në nivelin më të lartë të 900 eurove, qeveria e drejtuar prej tij ka kryer reforma të vështira, investime publike, ka rritur eksportin si dhe ka modernizuar sistemet digjitale të tatimeve.

 

Kreu i qeverisë e ilustron postimin e tij me pagën e mjekes Vilma Stërkeshi, e cila sipas Ramës do të përfitojë rreth 200 mijë lekë të vjetra rritje të pagës.

“Pagat e reja, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana, po mbi të gjitha, PAGAT E REJA janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet”, shkruan Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?