Escobar nesër në Tiranë, vizitë tre ditore me axhendë të ngjeshur

Aktualitet

Para nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, në Tiranë, do të ndalet për vizitë i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar do të qëndrojë në Tiranë nga nesër deri më 13 prill, dhe pritet të ketë një axhendë të ngjeshur.

Takimin e parë ai do ta zhvillojë me kryeministrin Edi Rama, e më pas me Presidentin Bajram Begaj.

Hera e fundit që Escobar vizitoi Tiranën ishte në prillin e vitit të kaluar.

Ai pritet të takohet me Presidentin E republikës, kryeministrin Rama si dhe me kryetarin në detyrë Enkelejd Alibeaj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?