Belind Këlliçi: Dua ta nis me një mesazh, nuk e di nëse e keni vënë re janë tre kartonë me emra të cilët janë të vendosur këtu në sallë në tre vende që janë bosh Kola, Petriti dhe Manjola për të dhënë një mesazh se para pak kohësh në këto tre vende do të ishin miqtë tanë, kanë qenë të rinj por që për shkak të emigracionit për shkak të largimit masiv, për shkak të rrjedhjes së trurit që po ndodh në Shqipëri por mbi të gjitha në kryeqytet sot në këtë sallë mungojnë anëtarë të forumit rinor, por mbi të gjitha mungojnë dhe të rinj.
Të rinjtë që ikin nga ky qytet që normalisht me 1 milionë banorë duhet të kishin dinamizëm dhe energji të jashtëzakonshme, por që për fat të keq në këto 8 vite është kthyer në një fjetore të madhe ku njerëzit shkojnë në punë mbarojnë punën ata që kanë punë dhe e vetmja alternativë që kanë për të kaluar ditën është të shkojnë në një local për të pirë ndonjë kafe.
Një qytet që edhe një Teatër të vetëm Kombëtar që kishte e shëmbi, një kryetar Bashkie që shembi një Teatër Kombëtar në ditën e fundit të pandemisë duke arrestuar artistë në vend që të lavdërohen artistët në vend që të suportohen artistët.
Në vend që patjetër, ne jemi një qytet me 1 milionë banorë, hajde të ndërtojmë një teatër të dytë e pa e prishur atë trashëgimi kulturore që kemi.
Në këto 8 vite kemi parë shkatërrimin e Tiranës ditë pas dite. Për ata që më pyesin se përse i hyra kësaj gare sigurisht përgjigja është e njëjtë e nuk ndryshon unë n uk mund të rrija dëshmitar okular e ta shihja me sytë e mi shkatërrimin e kryeqytetit atij qyteti ku jam lind, jam rrit e kam vendosur të jetoj dhe nesër do Zoti edhe ditën kur unë të jem prind fëmijët e mi dua ti rris në këtë qytet nuk mund të qëndroja dëshmitar okular i shkatërrimit të qytetit tim.
Dhe për këtë arsye unë I ftoj të gjithë të majtë e të djathtë, me parti e pa parti që të mos qëndsrojmë dëshmitarë okularë të shkatërrimit të Tiranës, është hsumë e dhimbshme kjo që ka ndodhur me Tiranën në këto 8 vite.
Ka ardhur momenti që Tirana të jetë një kryeqytet normal ku ka koshte, ka shkolla, ka çerdhe ka rrugë, ka ndriçim public dhe sigurisht një qytet ku mund të jetohet.
Në lidhje me kopshtet, shkollat dhe çerdhet u përmend dhe pak më parë padiskutim nesër unë do të bëj publike platformën time për arsimin e cila prek edhe kopshtet, shkollat dhe çerdhet dhe mbi të gjitha adreson një problem që e ka zona juaj.
T’ju jap disa të dhëna në Tiranë sot nga mosha 0-6 vjeç janë rreth 50 mijë fëmijë që kanë nevojë për një çerdhe apo për një kopsht.
Ndërkohë, Tirana sot ka 39 çerdhe dhe 46 kopshte që mund të sistemojnë dhe mund të mbajnë, të akomodojnë vetëm 12 mijë fëmijë.
Ja problemet e Njësisë 5, Belind Këlliçi prezanton programin
1. Pallatet 50-vjeçare nuk do të shemben! Ne bashkë, të gjithë sa jemi, do u shembim sistemin që kanë ngritur, që prishin pallatet tuaja për të ngritur pallatet e tyre. Të prishim pallatet “Agimi” për të ndërtuar pallatet “Erioni”?! Në dorë e keni. Hiqni atë nga bashkia ose ju heqë ai nga shtëpia! Ndryshimi është në duart e tua!
Unë do ngre një komision auditi, në përbërje të së cilit do të ketë se s’bën
Një përfaqësues nga vetë banorët e pallatit. Unë do i jap fund skemave me akt-ekspertiza të porositura nga Veliaj; që u thotë “ekspertëve” nxirreni të dëmtuar, të pariparueshëm, se ashtu është një muhabet.
Shqiptari punon një jetë për të siguruar një shtëpi për të futur kokën. Kush je ti që vete u tund para syve një letër të sajuar në zyrat e tua, dhe u thua “Po ta prish shtëpinë se do të ta bëj më të bukur”. Te shtëpia është kufiri. Këtë muhabet nuk e dëgjoni më në 15 maj.
2. Njësia 5 është e pushtuar nga betoni. Si nuk i shkoi në mendje kryetarit që një hapësirë të vogël ta bënte për gjelbërim, por gjej e jep leje-ndërtimi.
Po kur jepen miliona metra katror për beton, nuk u gjenden 200 metra për gjelbërim?! Gjenden që ç’ke me atë punë! Kur ke vullnet për gjelbërim, i gjen.
Një oazë pastërtie për lagje. Një kënd pushimi për lagje.
Kush u thotë që s’ka hapësira, i do hapësirat për vete, për klientët, për beton.
3. Premtoj ndërtimin e një shkolle të mesme në Njësinë 5. Klasat janë të mbipopulluara dhe nuk shkolla vazhdon me 2 turne.
4. Transporti publik FALAS dhe Rishikimi i Taksave dhe Tarifave Vendore
Të mirat e transportit publik FALAS, në uljen e ndotjes, përdorimit të automjeteve dhe shpenzimeve ditore. Transporti publik FALAS dhe ndryshimet në taksa e tarifa do të lehtësojnë xhepin e qytetarëve dhe biznesin. Unë do të heq barrën që ju ka vendosur bashkia mbi supe, që ju të kurseni më shumë dhe të shtoni të ardhurat. Tirana ka nevojë të rritet ekonomikisht që jetesa të bëhet e përballueshme. Bashkia nuk do jetë më gogoli i biznesit! Frymëmarrje nga taksat mbytëse aktuale! Ndryshimi është në duart e tua!
Këlliçi në bashkëbisedim me banorët e njësisë 5: Në Liqenin e Thate dhe Astir, për rreth 120 mijë banorë për këto zona, nuk ka as shkollë, as kopësht, as çerdhe.
Çfarë ndodh me 38 mijë fëmijët e tjerë në këtë qytet? Çfarë ndodh me të gjithë zonën nga Liqeni i Thatë deri në Kodrë e Diellit që janë pothuajse 54 mijë banorë dhe nuk ka 1 çerdhe, 1 kopsht apo 1 shkollë për të mos shkuar te Unaza e Re që nuk është zona juaj, por që janë 70 mijë banorë dhe nuk kanë 1 kopsht, 1 çerdhe apo 1 shkollë. Çfarë ndodh me njësinë nr. 5 ku ne jemi në zemër të Tiranës dhe një nga problemet tuaja më të mëdha vetë ma keni thnënë përherë është mungesa e hapësirave të gjelbërta padiskutim, mungesa e parkimit është bërë sikur po luan bingo që të gjesh një vend parkimi në lagje, është trafiku kaotik, është betonizimi i tejskajshëm i kësaj zone dhe sigurisht mungesa e transportit publik cilësor.
Shpeshtia e autobusëve që vijnë ka një problematikë shumë të madhe biznesi I vogël në këtë zonë, ka një problematikë shumë të madhe jo vetëm në njësninë nr 5 por në të gjithë Tiranën me biznesin në tërësi