Modelja shqiptare Xhesika Berberi, është përballur me një situatë të papritur në shtëpinë e saj në New York. Me anë të një videoje në Instagram, bukuroshja shqiptare ka treguar se dikush ka qëlluar me armë në ndërtesën ku ajo banon.
Këtë rrëfim modelja e bëri nga dollapi i saj i rrobave ku ishte fshehur, pasi deri në ato momente që fliste agresori ndodhej akoma në ndërtesë.
Ndërkohë më pas me anë të një tjetër postimi, Xhesika tha se ishte mirë dhe e sigurt, teksa falenderoi të gjithë fansat që u shqetësuan për të.
Total 0 Votes
0
0