Ngjarje e rëndë/ E bija dhu*non fizikisht babain e saj

Aktualitet Rajoni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ku një vajzë ka dhunuar fizikisht babain e saj.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune, rreth orës 13:00, në qytetin e Pejës.

Babai i vajzës është transportuar në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë e reja është arrestuar nga policia.

Njoftimi i Policisë

Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, babanë e saj. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka nxjerr vendim mbi ndalimin e të dyshuarës dhe e njëjta është dërguar në spitalin e Pejës pasi ka probleme shëndetësore

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?