Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë i pranishëm sot në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Durrës, Igli Cara.
Në fjalën e tij Meta u shpreh me Carën, Durrësi Durrësi do t’i kthehet qytetarëve. Ai tha se Cara është politikani model që do të shpëtojë qytetin nga babëzia e Vangjush Dakos dhe Emiriana Sakos.
Meta: Durrësit do t’i kthehet ndryshimi dhe do të largohet kjo bandë që ka plaçkitur qytetin. Secili nga jua nga sot e deri më 14 maj është vetë Igli. Sepse Igli vjen nga vota e juaj e lirë dhe transparente. Ai gëzon mbështetjen e tuaj, të të gjithë qytetarëve të Durrësit. Durrësi ka ende shumë për të shpëtuar dhe shpëtimtari është Igli Cara bashkë me të gjithë ju.
Është një politikan model dhe i vetmi deputet që në 2016 nga paralajmëruar se nga babëzia e ndërtime pa leje mund të ndodhte një tërmet që do të sillte viktima dhe ashtu ndodhi. Por Durrësi me 14 maj do të votojë që vendimet e Këshillit të Bashkisë të merren në transparencë të plotë. Do të votojë për modelin më të shkëlqyer, Igli Carën.
Të vazhdojmë të bashkuar deri më 14 maj, derë më derë e lagje më lagje për t’i thënë po ndryshimit. Kur të hapen kutitë e votimit do të jemi sërish këtu, por më të shumtë në numër.