
Në pranga ranë: Tani Muça, Goni Muça, Alban Vela, Amonali Halili, Ergi Curri, Kristel Balla, Gentian Gonesha dhe Stivens Bulku.
Furnitori i të dyja grupeve të kokainës ishte Genti Muça, i cili njihej edhe me tre emra të tjerë, Gentjan Lici, Gentjan Muça, Gentjan Ferra.
Sakaq, në listën e të arrestuarve bien në sy katër emra, që janë personazhe të njohur në rrjetin social TikTok.
Më të famshmit e rrjetit të kokainës janë Stivens Bulku dhe Kristel Balla. Dy të rinjtë numërojnë mijëra ndjekës në Tik Tok dhe njëherësh janë miq, pasi ndajnë video me kontet të krijuar prej tyre.
Jo vetëm kaq, pasi Stivens Bulku ka marrë pjesë edhe në serialin “Aventurierët”, i cili u transmetua pak vite më parë në televizionin Top Channel.