ShowStil/Jetë

Rrëfehet Olta, tregon për herë të parë ndërhyrjen që ka bërë fshehur brenda shtëpisë së Big Brother

Ish-banorja e Big Brother, Olta Gixhari, ka folur për herë të parë duke dhënë më tepër detaje pas daljes së saj nga shtëpia.

E pyetur nga Donaldi dhe Romeo se si është marrëdhënia e saj me bashkëshortin, Dorin, Olta tregoi se e kanë rikuperuar shumë shpejt kohën që qëndruan larg njëri-tjetrit, duke pohuar kështu se mes çiftit gjithçka shkon shumë mirë.

Gjithashtu, ajo nuk u la pa pyetur lidhur edhe me videon e bërë virale disa kohë më parë, ku Olta dëgjohej në dhomën e rrëfimit teksa thonte “pas dy javësh do shoh efektin”, frazë kjo e cila u mor nga ndjekësit si një bashkëpunim mes saj dhe produksionit.

Mirëpo, e vërteta ka qenë krejt ndryshe dhe këtë e zbuloi vetë Olta për herë të parë. Aktorja tregoi se ajo kishte bërë botoks në pjesën e ballit fshehur në shtëpi, dhe ajo frazë i është thënë doktoreshës që i bëri botoksin.

“Mua me ishte tekur që në atë program u mplaka dhe nuk doja të më shtoheshin rrudhat, dhe unë bëra botoks për ballin dhe prandaj u afrova aty dhe thashe pas dy javësh do shoh ‘efektin’”, tha ajo në emisionin “Më lër të flas”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?