Ministrja Olta Xhaçka për herë të dytë në SPAK

Aktualitet

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është paraqitur sërish sot në SPAK.  Kjo është hera e dytë që ministrja thirret në SPAK, për të dhënë deklaratat e saj, ku janë të hapura dy çështje.

Bëhet fjalë për një kallëzim për përdorimin e helikopterëve që është denoncuar nga deputetja e PD Albana Vokshi dhe kallëzimet e ish-ushtarakut Artur Meçollarit për bazën e Limionit dhe bazën detare të Shëngjinit.

Më herët  Xhaçka u pyet për bazën detare të Sarandës, ku tha se nuk ishte shkelur ligji në procedurën e dhënies së koncesionit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?