*• Belind Këlliçi: Kjo është garë për jetën e banorëve të Tiranës, projekti im është fitues*
Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, u shpreh në emisionin Open, në News 24, se ai është në këtë garë me një projekt konkret që sjell ndryshim në jetën e njerëzve, që ndikon në uljen e kostos së jetesës, që siguron shërbimet që sot mungojnë.
Kelliçi u ndal në angazhimin që ka për transportin publik falas. Sipas studimit që ai dhe ekipi i tij ka bërë, ky projekt do të ndihmojë 200 mijë qytetarë, të cilët mund të kursejnë deri në 50 mijë lek në muaj.
Ai tha se ka marrë mijëra mesazhe mbështetëse dhe inkurajuese nga qytetarët lidhur me këtë propozim.
Ish-deputeti theksoi se ai është kandidati i të gjithëve, dhe synon me projektin e tij të shkojë përtej ndarjeve politike.
Këlliçi, përballë analistëve të pranishëm në debat insistoi se kjo garë ka të bëjë me jetën e njerëzve, dhe jo me politikën e madhe.
Belind Këlliçi pohoi se prej 3 muajsh që është në terren, nuk ka dëgjuar nga asnjë qytetar që të ketë si shqetësim se kush e ka vulën e logon, por duan të dinë se kur do të kenë më shumë ujë, lulishte, çerdhe, shkollë apo kopësht, rrugën e lagjes të shtruar, e shumë të tjera që kanë të bëjnë direkt me cilësinë e jetës.
Por ra dakort se ato janë një lloj referendumi, por për modelin që është vendosur në Bashkinë e Tiranës, që sipas tij, do të bjerë me 14 maj, për t’i hapur rrugën një modeli të ri, që ka në qendër qytetarin, shërbimin ndaj tij, transparencën dhe luftën ndaj korrupsionit.
“Nuk mund të rrija dëshmitar i shkatërrimit të qytetit tim, e të ndiqja komoditetin personal”, u shpreh Kelliçi, i pyetur për nxitjen që kishte për të marrë pjesë në këtë betejë.
*• Belind Këlliçi: Jo kulla në qendër, parku nuk do të preket*
I pyetur në emisionin Open, të News 24, nëse do të lejojë ndërtimin e kullave në qendër të Tiranës, Belind Këlliçi tha se jo.
Këlliçi garantoi se nuk do të ketë më kulla në qendër të Tiranës, por do të ketë një zhvillim të kryeqytetit në pole të tjera.
Po ashtu, kandidati i Opozitës garantoi se Parku i Liqenit nuk do të preket asnjë centimer nga ndërtimet.
Pjesë e debatit ishte edhe problemi i furnizimit me ujë të qytetit.
Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, u shpreh se sot në Tiranë paguhet 4 herë për ujin, dhe furnizimi është shumë larg pretimeve dhe propagandës së Veliajt.
Këlliçi tha se ka zona në Tiranë që kanë vetëm 2 ose 3 orë në ditë furnizim me ujë.
Ndërkohë, sipas tij, qytetarët e paguajnë 4 herë ujin.
Faturën e UKT, të rritur me 40 përqind nga Veliaj, paguajnë ujin që blejnë për të pirë e për të gatuar, paguajnë për energjinë për pompat me të cilat mbushin depozitat në tarraca, dhe, shtoi Kelliçi, në zona të caktuara në Tiranë, ku nuk kanë farë akses me UKT ose nuk janë në rrjet, sërish e paguajnë, edhe pse kanë hapur puse.
Kandidati për Bashkinë e Tiranës theksoi se kjo do të marrë fund.
Ai theksoi se furnizimi me ujë 24 orë pa ndërprerje është i pamundur, pasi do të kërkonte një investim shumë të madh, për të cilin nuk janë mundësitë, por ekziston potenciali për ta çuar në furnizim deri në 17 orë në ditë.