SPRINT NEWS ALBANIA

BotaSport

VIDEO/ Moment frike, futbollisti pëson shtrëngim zemre në trasmetim live

Sergio Agueros gjatë një transmetimi “Live” në “Twich” iu përkeqësua gjendja e tij. Në një bisedëm me Ibai Llanos ai ndaloi së foluri ndërsa nisi të mbante gjoksin.

Një moment që i rikthen edhe njëherë problemet me atakun kardiak, i cili e detyroi argjentinasin të pensionohet nga futbolli që kur luante te Barcelona.

Ai pati një shtrëngim në gjoks, duke shqetësuar kështu intervistuesin e tij në këtë ‘live’, derisa vet Aguero tha se mund të ketë pasur telashe me ritmin e rrahjeve të zemrës.

“Çfarë ka?”, e pyeti Ibai Llanos kur pa Agueron duke shtrënguar duart.


 

“Mendoj se pata një mini-aritmi”, u përgjigj Aguero, ndërsa vazhdoi me pyetjen: “A doni që të shkojmë te mjeku?”.

“Jo, jo. Sepse unë kam një çip dhe çipi i famshëm do të dërgojë një sinjal”, vazhdoi argjentinasi.

Aguero pësoi një atak kardiak në muajin tetor të vitit 2021 kundër Deportivo Alaves dhe pasi u testua nga një kardiolog, iu desh të tërhiqej nga futbolli.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?