
Autori 25-vjeçar i masakrës mbërriti në kopshtin parashkollor në Blumenau, Brazili jugor, me një motoçikletë përpara se të niste aktin tragjik duke sulmuar fëmijët që ndodheshin në një park prapa shkollës.
Autoritetet dhe shërbimet e Emergjencës thanë se katër fëmijë humbën jetën ndërsa fëmija i pestë është në gjendje të rëndë. Autori i sulmit u arrestua menjëherë, pasi u vetëdorëzua në Polici.
Guverantori i shtetit Santa Catarina, Jorginho Mello, shprehu ngushëllimet për humbjen e fëmijëve, si dhe shpalli tre ditë zie.
“Me trishtim të jashtëzakonshëm mora lajmin e tmerrshëm se parashkollori Good Shepherd në Blumenau u pushtua nga një vrasës që sulmoi fëmijët dhe punonjësit. Fatkeqësisht, katër u vranë”, tha ai në një deklaratë, duke shpallur tri ditë zie.