SPRINT NEWS ALBANIA

ShowStil/Jetë

Dalin bisedat e Jurgenës dhe Kiarës para se të rikthehej në shtëpi

A ishte e planifikuar rikthimi i ish-banorëve të Big Brother Vip në shtëpi? Epo, nga kjo bisedë e cila është duke qarkulluar në rrjet, tregon se po ka qenë e planifikuar dhe banorët të cilët u futën sërish në shtëpi kanë qenë në dijeni.

E mbani mend Jurgenën, vajzën e cila menaxhonte Instagramin e Luizit? Sigurisht që po. Epo në rrjet po bën xhiro një video ku tregon bisedën e kësaj të fundit me Kiara Titon.

Ka qënë Kiara ajo që i ka shkruar e para ku i ka kërkuar të konsumojnë një kafe bashkë dhe më pas një tjetër bisedë e vajzave tregon se dalja e Oltës, hyrja e Bledit, Efit Ronaldos dhe Kiarës ka qenë e planifikuar që më herët.

Kiara:Gena si je çfarë bën?

Gena:Çkemi Kiara,mirë po ti?

Kiara:Mirë edhe unë.Do doja të pija një kafe me ty.

Gena:Po sigurisht,ku dhe kur do takohemi?

Kiara:Takohemi nesër në x vend ora 3?

Gena:Do hysh prap të shtunën?

Kiara:Po Gena

Gena:Ke folur me Lorin ose Arbanën?Apo akoma jo

Kiara:Po kam folur dhe të shtunën do firmos një kontratë zemër për pagesën që do më bëjnë.

Gena:Më bën çudi që duan të nxjerrin Oltën,e ka diçka këtu.Mos po kurdisin ndonjë gjë për ti prishur Luizit lojën aty brenda

Kiara:Se di nuk mundem të jap më shumë informacione.Dhe Efi do marrë pjesë sërisht në BB,do futet të shtunën se kam folur.

Gena:Epo mirë shpresoj të bëhet më e mira dhe qëndroj pranë Luizit mos le produksionin për ta mposhtur.

Ndërkohë, menjëherë pas publikimit të këtyre bisedave ka ardhur edhe një ragim nga personi që menaxhon faqen e Kiarës, e cila thotë se janë të pavërteta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?