Aktualitet

Kryeministri Rama premton rritje pagash për mësuesit, 950 mijë lekë për ata të 9 vjeçares dhe 1 milion për ata të gjimnazeve

Edi Rama ka zhvilluar këtë të martë një bashkëbisedim me mësuesit e Tiranës dhe u ka premtuar atyre se nga viti i ardhshëm do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagës. Kryeministri u shpreh se për mësuesit e 9 vjeçares, paga do të jetë 95,550 lekë (të reja) dhe 106,800 lekë (të reja) për ata të gjimnazeve.

“Për mësuesit dhe mjekët ishte parashikuar rritje 7%, do bëjmë rritjen 7%. Në hapin tjetër, vitin e ardhshëm, paga juaj do të kapërcejë në një tjetër nivel.

Nëse sot që flasim, rritja mujore do të jetë midis 3,584 për mësuesit e shkollës 9-vjeçare, 3,843 për mësuesit e shkollës së mesme dhe deri në 5,800 për drejtuesit, tek rritja e përgjithshme, mësuesit në shkollën 9-vjeçare do të kenë një pagë, 95,550 lekë dhe mësuesit në shkollën e mesme, do ketë një pagë 106,800 lekë.

Këto janë bazat, pastaj do ketë sipas kualifikimeve, ky është niveli i pagës së mësuesve”, ka thënë Edi Rama. Sipas tij, kjo nuk është një çështje dëshire, por mundësie dhe kjo rritje që qeveria premton do të garantojë dhe rritjen ekonomike të vendi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?