Partia e Lirisë ka kërkuar ka depozituar sot në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, kërkesën për ndalimin e kandidimit të Kreshnik Hajdarit, kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Kuçovës në zgjedhje vendore të 14 majit.
Kërkesa e PL dhe koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ vjen pas daljes në media të një dënimi që Kreshnik Hajdari ka marrë në Greqi, të cilin nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
Në kërkesën e Partisë së Lirisë thuhet se vendimi i Kuvendit të Shqipërisë numër 17/2016 përcakton qartë këto kritere dhe Partia e Lirisë kërkon që KQZ të bëjë verifikimet e nevojshme dhe të ndalojë kandidimin e Kreshnik Hajdarit.
PL e ka dorëzuar kërkesën dhe në Prokurorinë e Përgjithshmë për të nisur hetim penal ndaj tij edhe për fshehje të të dhënave.