SPRINT NEWS ALBANIA

Politike

KAS i hap rrugë regjistrimit në zgjedhje të Gjergji Mërkurit, si kandidat i pavarur.

KAS i hap rrugë regjistrimit në zgjedhje të Gjergji Mërkurit, si kandidat i pavarur. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimimin e Partisë Socialiste, ndërsa vendimi u mor unanimisht nga të 5 anëtarët, që arsyetuan se kërkesa e PS nuk mbronte asnjë interes publik apo ligjor.

Gjergji Mërkuri bëri një kallëzim penal ndaj kryetarit të degës së PS në Sarandë, Eleron Gjoni, për pengim të garimit në zgjedhje. Mërkuri paraqiti në prokurori prova për kërcënime ndaj firmëtarëve që i dhanë mbështetjen për të garuar.

Gjergj Mërkuri ka mbajtur më herët postin e kryetarit të Partisë Socialiste në Sarandë, por vendosi që të kandidojë në 14 maj si i pavarur përballë Ardit Cikulit dhe Oltion Çaçit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?