FOTO/ “Vetëm nëse vjen falas”, Reali nuk i ndahet Mbappe-s

Sport

Kylian Mbappe-Real Madrid mbetet një temë e hapur, një bashkëpunim i mbetur në tentativë pasi ylli francez në verë vendosi të rinovojë kontratën e tij me PSG. Pavarësisht këtij fakti drejtuesit e Realit nuk kanë ndërmend të dorëzohen, por sigurisht nuk kanë ndërmend të bëjnë as çmenduri financiare.



Sipas të përditshmes spanjolle AS: Reali ka vendosur të investojë për Mbappe, por vetëm nëse vjen me kosto zero:

As

“Mbappe vetëm nëse vjen falas”, shkruan AS në faqen e parë duke shtuar se drejtuesit e Real Madrid po i kërkojnë Mbappe-s të mos negociojë më me PSG për të rinovuar kontratën e tij aktuale e cila i përfundon në 2024.

Marca

Mbappe i përket së ardhmes ndërsa e tashmja mbetet Karim Benzema: “Gati për sprintin final”, shkruan Marca në faqen e parë duke theksuar se “bomberi” francez po punon fort për të qenë gati në këtë fund sezoni.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?