SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Reagimet për Arben Ahmetajn/ Peleshi: Nuk është etike të më pyesni për një koleg

Ndërkohë që SPAK vijon hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, eksponentë të qeverisë shmangin komentet për këtë çështje. Kur u pyet nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nuk mbajti një qëndrim politik për rastin e Ahmetajt.

“Nuk është etike që më pyesni për një koleg. Dje kolegu ka qenë në Parlament.”

 

Kur kanë kaluar tre muaj nga lëshimi në hapësirë i dy satelitëve të Shqipërisë, Peleshi shpjegoi se gjatë kësaj periudhe janë marrë informacione të vazhdueshme për vendin tonë, që po përpunohen.

 

“Kemi filluar të marrim imazhet e para, të paktën 4 ditë në javë marrim informacione nga satelitët. Përpunohen më pas nga Agjencia për Informacionin Gjeohapësinor. Do të shtohen në numër punonjsit dhe trajtimi I tyre me pagë do të jetë I lartë, të gjithë punonjësit IT dhe HITECH do të kenë një trajtim të posaçëm me pagë. Kjo kërkon kohë sepse si fillim duhet të kuptojmë fuqinë e imazheve satelitore, bëjmë takime të disa niveleve të institucioneve që mund të përdorin imazherinë satelitore. Imazhet janë periodike, të vazhdueshme, patjetër që na vlejnë.”

 


 

Gjatë mbledhjes së qeverisë kaloi edhe fondi prej 240 milionë lekësh që do të jetë në mbështetje të ndërmarrjeve sociale që do të punësojnë individë me aftësi ndryshe apo që janë pjesë e programeve të papunësisë.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?