Një ditë pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Kiara Tito flet sot për rrugëtimin e saj në “Fan Club”.
Moderatorja Kiara Tito është përlotur teksa ka parë videon me moemntet më të bukura në Big Brother VIp, ku qëndroi për më shumë se 90 ditë.
“Tani më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit tim. Kam kaluar 90 ditë aty brenda”, u shpreh Kiara.
Një përgjigje, ish-konkurrentja e kishte dhe për kritikat për marrëdhënien e saj me Luizin, që është shoqëruar nga debate të shpeshta.
“Diskutime çiftesh kemi të gjithë. Është mëse normale të debatosh dhe t’i kërkosh llogari partnerit tënd. Dhe ne pas 5 minutash, kemi përqafuar, jemi puthur” tha ajo.