Belind Këlliçi: Unë e kuptoj që disa janë gati të numërojnë 1 milion pemët e Veliajt në qytetin me ajrin më të ndotur në rajon e më gjerë, e nga ana tjetër të kundërshtojnë transportin falas, cilësor e të sigurtë për banorët.
Dihet halli i tyre.
Unë jam për njerëzit e shqetësimet reale. Transportin publik e përdorin ata që kanë më pak mundësi, më pak te ardhura, që janë më në nevojë.
Dhe unë do ta ofroj falas, cilësor e të sigurtë sepse Bashkia i ka mundësitë nëse nuk vjedh, nëse nuk çon 41 mijë euro në ditë për inceneratorin që nuk ekziston.
#TransportiPublik #ModernDheFalas #BelindKëlliçi
Total 0 Votes
0
0