Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës

Rajoni

Një alarm për bombë është dhënë mbrëmjen e sotme në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.  Lajmi është konfirmuar nga zëdhënëse e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Si pasojë e paralajmërimeve pasagjerët janë larguar nga aeroporti dhe kanë qëndruar larg zonës së rrethuar.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, ka thënë Ahmeti.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?