Socialistët vlonjatë i besojnë bashkinë, Ermal Dredhës

Aktualitet Politike

Diplomati shqiptar Ermal Dredha do të jetë kandidati zyrtar i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës. Ai ka kryesuar në votimin që është zhvilluar paraditen e sotme në Asamblenë e Partisë Socialiste, përballë kandidatit tjetër Fate Velaj.

Siç ka raportuar më herët newsbomb.al, Ermal Dredha është një diplomat karriere i Shqipërisë dhe ka shprehur dëshirën për të drejtuar Vlorën, qytet i drejtuar më herët nga babai i tij. Ai është djali i Neki Dredhës, ish-kryebashkiak i Vlorës në vitin 2000.

Pas vitesh në diplomaci, Ermal Dredha do të rikthehet në vendlindje, për të garuar nën siglën e Partisë Socialiste dhe për të vazhduar transformimin e qytetit bregdetar.

Për dy mandate radhë Vlora është drejtuar nga mjeku Dritan Leli, i cili ka vendosur të mos rikandidojë duke qenë se nuk ka prej kohësh mbështetjen e Ramës dhe të strukturave të partisë.

Kjo do të jetë dhe sfida e Ermal Dredhës për të bindur socialistët vlonjatë, të cilët janë lënë në harresë prej zgjedhjeve të 25 prillit 2021, kur nisi krisja e Edi Ramës me Dritan lelin. Përplasjet e strukturave me Lelin kanë qenë të vazhdueshme, por kryebashkiaku nuk pranoi të largohej nga posti.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?