Këlliçi: Edhe administrata e Bashkisë do ndëshkojë me votë modelin Veliaj me 14 Maj

Politike

• Këlliçi: Edhe administrata e Bashkisë do ndëshkojë me votë modelin Veliaj me 14 Maj

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi u shpreh se edhe administratës së Veliajt, i ka ardhur në majë të hundës nga përçmimi, nga trajtimi i dhunshëm dhe shkelja e nëperkembja e dinjitetit që u bëhet prej eprorëve.

Këlliçi tha se metodat që po përdor Veliaj dhe pushteti, me intimidim, dhe me aplikacionet si aktivisti, me monitorimin e rreptë të nëpunësve, me kërcenimin për bukën e gojës, do të marrin një ndëshkim të merituar me votë me 14 Maj.

‘Jam i bindur se edhe brenda stafit, brenda administratës së Bashkisë, unë do të fitoj, sepse edhe ata, po presin me padurim ta ndëshkojnë këtë model’, pohoi Kelliçi.

Kandidati i Opozitës, i cilësoi të shpifura metodat e patronazhimit, dhe shqetësuese, por tha se është i bindur që këto do të ndikojnë që qytetarët, në heshtje, ta refuzojnë, ta dënojnë me votë me 14 Maj.

• Këlliçi: Veliaj mori zjarrfikësit në orarin e punës për miting elektoral

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi tha gjatë intervistës në RTV Ora se Erjon Velia në 6 vitet e fundit ka mbledhur rreth 764 milionë euro nga taksat e qytetarfëve dhe shumicën e tyre i ka shpërdoruar për luks, paga apo dhe fushatë elektorale. Si shembull ai solli në vëmendje eventin elektoral të organizuar dje nga Veliaj në ambientet e amfiteatrit të liqenit, ku Policët Bashkiakë dhe zjarrëfikësit e qytetit ishin thirrur për të duartrokitur kryetarin e Bashkisë.

“764 milionë euro ka mbledhur Bashkia e Tiranës në këto 6 vjet. Nga këto me të dhënat e vetë Bashkisë së Tiranë, 440 milionë euro ose 57% kanë shkuar për luks, për qejfe dhe për paga. Pra Bashkia e Tiranës paguan çdo ditë 178 milionë lekë për paga të pujnonjësve që të bëjnë fushatë. Sot e keni parë që ka pasur një aktivitet në mëngjes Kryetari i Bashkisë së Tiranës. E ka pasur me zjarrëfikësit dhe me policinë bashkiake në orar të punës. E dini ju që sot po të binte një zjarr në qytet qytetarët rrezikoheshin se zjarrëfikësit ishin thirrur për të duartrokitur Kryetarin e Bashkisë” tha Këlliçi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?