Në rrjet po qarkullon një video ku reperi Tekashi ‘6ix9ine’ sulmohet brutalisht nga një burrë teksa reperi përpiqet të mbrohet duke mbuluar fytyrën.
Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një palestër në Florida. Ai është dërguar me urgjencë në spital për të marrë mjekimet.
Avokati i ‘6ix9ine’, Lance Lazzaro tha se reperi ishte brenda saunës të martën në një palestër kur krejt papritur ai u sulmua nga të panjohurit. Stafi i palestrës dëgjoi zhurmën dhe njoftoi menjëherë një menaxher. Më pas në vendngjarje u thirrën policia dhe EMS dhe ai u transportua në spital me ambulancë.
Total 0 Votes
0
0