Del video përgjimi i gazetarit gjobëvënës: Më përulen ministra e deputetë

Aktualitet

Një audiopërgjim i gazetarit, Adriatik Doçi është publikuar në media.

Në përgjimin e publikuar nga portali PublikTV.Live, Doçi tregon mënyrën se si i vendos gjoba biznesmenëve të ndryshëm, por edhe politikanëve të lidhur me qeverinë e Edi Ramës.

Adriatik Doçi njihet dhe si gazetari i Report.tv

Gazetari bën publikime te një portal të quajtur “Prapaskena”, duke përdorur një gjuhë të ashpër, fyese dhe kërcënuese.

Mesa duket dhe nga audiopërgjimi, publikimet e tij kanë një qëllim, lidhjen e kontratave për përfitime personale abuzive.

Dyshohet se ka rreth dy deri në tre orë audiopërgjime të gazetarit me personazhin në fjalë dhe persona të tjerë./ publik.live/

 

Thellohet Skandali/ Gazetari gjobëvenës i ‘Report TV’ bën të fortin duke kërcënuar dhe sharë me sms stafin e ‘Publik.live’

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?