Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla uron të gjithë besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit. Ajo shkruan se 22 Marsi është një ditë e haareshme e cila është shndërruar vit pas viti në një festival që përshëndet dhe simbolizon gjallërimin e natyrës dhe të njeriut.
“Sulltan Nevruzi, kjo ditë e hareshme, është shndërruar vit pas viti në një festival që përshëndet dhe simbolizon gjallërimin e natyrës dhe të njeriut.
Është festa e besimtarëve bektashinj, por edhe e njerëzve që u bashkohem atyre dhe që gëzojnë ardhjen e stinës së re, lindjen e ngrohtësisë, ndriçimin e dritës, ringjalljen e shpresës, triumfin e të mirës, forcën e besimit, shpërthimin e gëzimit, lumturinë që rrjedh prej paqes e harmonisë.
Gëzuar të gjithëve që e kremtojnë Sulltan Nevruzin, kudo ku ndodhen”, shkruan kryeparlamentarja Lindita Nikolla.