
Sipas mediave të Kosovës, është bërë me dije se pas zhvillimeve hetimore është arritur që të identifikohen personat në videon, ku viktima është një vajzë 15-vjeçare.
Njësitë policore janë vënë në lëvizje dhe kanë arritur që ta arrestojnë 35-vjeçarin, i cili është shoqëruar në stacion policor ku para hetuesve policorë ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur dhe të gjithë aktin e ka regjistruar.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në burg dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, personat që kryejnë marrëdhënie seksuale me persona që janë nën moshën 16-vjeçare, kryejnë vepër penale dhe mund të dënohen me burgim prej 5 deri në 20 vjet.