Luizi godet Kiarën / VIDEO e papublikuar më parë

Show Stil/Jetë

Një video e papublikuar më parë po bën xhiron e rrjetit. Në pamje shihet një moment kur Luizi godet me shuplakë në këmbë Kiarën.

Gjithë kjo skenë ka ndodhur gjatë Prime-s të së martës, ku në video shihet Kiara e cila e shtyn Luizin me këpucë, për t’i thënë në një mënyrë që të ketë kujdes me mënyrën si po i flet banorëve, ndërkohë ai ja kthen me shuplakë.

Ndërkohë, Kiara ka kërkuar që këto pamje të mos transmetohej, ndërsa në dhomën e rrëfimit tha se ishte gjë koti.

“E shtyva unë me majë të këpucës që të pushojë, ai ma shtyu këmbën. Nuk më qëlloi më shtyu, sepse unë e shpova me takë te gjuri që mos fol ndërkohë që kishte plan të thoshte këtë gjënë që tha për Kristin dhe Armaldon. Një gjë kot”, tha Kiara.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?