“Pse na zure rrugën”? Dy të rinj rrahin infermierin në Berat (EMRAT)

Aktualitet

Dy të rinj kanë dhunuar një infermier në urgjencën shëndetësore të spitalit të Beratit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme teksa infermieri Ernito Shehu ka qenë në orarin e tij të shërbimit dhe është dhunuar nga të rinjtë  Klajd Sharavolli dhe Enson Ndile.

Të rinjtë përkatësisht 20 dhe 22 vjeç kanë rrahur infermierin me pretendimin se ai u ka zënë rrugën. Mësohet se fillimisht ata kanë debatuar me Shehun dhe më pas e kanë qëlluar me shuplakë.

Autorët kanë qenë në gjendje të dehur, ndërsa janë shpallur në kërkim nga Policia.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?