Lefter Alla akuza Ramës: Gjyq politik, më mirë të më thoshin “hap krahun”

Aktualitet
Kryebashkiaku socialist i Bulqizës Lefter Alla ka dalë paraditen e sotme para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Procedura tenderuese për të cilën akuza ka gjetur shkelje është ajo e ujësjellësit me vlerë afro 3 milionë euro. Sipas hetimeve, Alla në bashkëpunim me nëpunësit kanë favorizuar një bashkim kompanish që të fitonte tenderin. Kompania fituese në fakt, rezulton se nuk ka kryer punime për kontratën e lidhur me bashkinë, por ato i ka realizuar një firmë tjetër me pronar Aqif Koneshën, që SPAK e cilëson lidhje shoqërore të kryetarit të Bashkisë.

Kryebashkiaku ka mohuar akuzat ndaj tij, të cilat i konsideron politike.

“Në gjykimin tim më mirë të më thoshin hap krahun, se sa të bëhen këto gjyqe politike”, është shprehur në dëshminë e tij kryebashkiaku, duke akuzuar kështu shefin e tij politik Edi Rama. Deklaratë kjo që shkon në mbështetje të zërave se mes Ramës dhe Allës ka pasur përplasje interesash lidhur me rikandidimin për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?