Në këtë lojë, sipas Berishës ka qenë Yuri Kim, e cila pasi mori urdhër nga Blinken, u kërkoi përfaqësuesve të tjerë të bashkëpunojnë me të.
“Në këtë shkallë korrupsioni është dhe Yuri Kim. Korrupsionin e saj e kam denoncuar me keqardhje të thellë, se nuk më vjen mirë që të atakoj kështu përfaqësuesin e SHBA-së. E bëj këtë sepse kjo së bashku më Edi Rama ka shkelmuar kushtetutën e Shqipërisë, ka shkelur çdo ligj për të mbajtur në pushtet Edi Ramën.
Pa asnjë fakt, Anthony Blinken më shpalli non grata, zonja në fjalë u kërkoi zyrtarëve të tjerë të solidarizohen po mori një jo të thatë, jo vetëm aq po dhe shkaqet, ku së pari diplomatët i thanë asaj që nuk na keni pyetur dhe nuk keni prova dhe së fundmi e keni marr këtë vendim për të ndihmuar Ramën që ta lëjë vendin pa opozitë.
Po nga të njëjtat pozita, me të njëjtën mënyrë, veproi dhe ambasadori i BM, edhe ky është një lloj Mc Gonigali që ka mashtruar qeverinë e Madhërisë së tij, në çdo gjë që i ka treguar për mua. Do t’i bëjë publike trillimet e ulëta, po BM është shtet ligjor dhe unë kam besim të madh te drejtësia e vendit ku jeni ju. Ky diplomat i korruptuar vazhdon të mashtrojë qeverinë e vetë se unë gjoja sulmoj qeverinë e madhërisë, gjë që nuk e kam bërë. Pas shpalljes nongrata dhe vendimit të Lulzim-Bravës për largimin tim ky u angazhua, fshehtas thërriste një nga një deputetët e Rithemelimit t’i kthente kundër meje. Përpiqej me çdo kusht që opozita shqiptare mos të ishte një opozitë e vërtetë”, tha Berisha