
“Ata që mendojnë se mund të kryejnë një krim gjatë ditës dhe të flenë mirë natën, ndoshta duhet të shikojnë historinë.”
Ky është mesazhi i prokurorit të Hagës Karim Ahmad Khan, drejtuar kriminelëve të luftës. Deklarata e tij vjen pas vendimit të gjykatës për të lëshuar një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin, ku e akuzon për krime lufte në Ukrainë.
Khan thotë se askush nuk mendonte se Slobodan Milosheviç, lideri serb që doli në gjyq për krime lufte në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, do të përfundonte në Hagë.
“Por ai e bëri. Po kështu edhe Charles Taylor i Liberisë , i cili u dënua me 50 vjet burg, dhe Felicien Kabuga i Ruandës, i cili u arrestua në vitin 2020.”, ka thënë prokurori.
Total 0 Votes
0
0