SPRINT NEWS ALBANIA

AnalizeShkrime

Mos bëni më eksperimente me votat e demokratëve. Boll është boll

Shikoj nja dy tre kokrra deputetesh te PD qe bredhin sa ne nje studio ne tjetren. Te perfshire nga arroganca dhe fodulleku, mimika e fytyres se tyre merr forma pordherore kur pyeten ne lidhje me koleget e tyre qe nuk mendojne si ata dhe me keq akoma qe nuk kane bere zgjedhje si ata, por akoma vazhdojne te rrijne ne siglen e PD pa anetare(sipas tyre).
Keta deputete qe i fryjne cdo dite frymes se percarjes dhe urrejtjes nuk mbajne piken e pergjegjesise per ate qe kane bere dhe kane qene. Ata jane po aq pergjegjes dhe fajtore per gjendjen ne te cilen ndodhet PD sot, po aq sa Basha, pasi kane qene ne poste dhe drejtime strukturash ku hidhnin firmen per cdo aksion, reforme apo cdo vendim qe merrte kryesia e asaj kohe.
Keta jane si ata skuthat qe dje, kur Berisha dha doreheqjen dhe i mori te gjitha pergjegjesite vete per humbjen, dolen dhe u riaktivizuan duke hequr nga shpatullat e tyre gjemen e humbjes se zgjedhjeve te 2013-es. Menjehere pasi Berisha i cliroi nga pesha e humbjes, ata nxorren karten e te kastruarit dhe ju qepen pas kepuces Bashes. Ata ishin gjithmone aty. I qeshnin, i perkuleshin, i hapnin rrugen kur ai do kalonte mes njerezve, i benin statuse frymezuese si njeriu i duhur ne PD dhe jo aq, por nese kishe mendim tjeter kundra Bashes te benin qereles dhe te shpallnin armik ne cdo strukture apo dege partie qe te ishe.
Keta kurre nuk kane marr persiper pergjegjesi. Keta kurre nuk kane garuar me emrin e tyre per te ditur sa ju peshon menderja, por gjithmone kane perfituar nga sigla dhe deshira e kryetarit te radhes.
Dhe teksa sot, kur duhet me shume se kurre bashkim per te mos humbur asnje vote, ata serish jane gati te bejne marveshje edhe me vucicin dhe nuk e ulin hunden te perfaqesohen ne zgjedhje nga sigla e partise qe i beri VIPA. Sepse sipas tyre ate sigel e kane pervetesuar pengjet e rames dhe sorosit. Sepse sipas tyre ata jane pakice dhe nuk ndikojne fare, po fare ne zgjedhjen e kryetarit te bashkise. O vulehumbur qe akoma se kuptoni( e sigurt qe e kuptoni si djalli”) se bashkia fitohet dhe humbet me vetem 1 vote teke. Po ku doni tja dini ju, more, ku?
Ju jeni gati akoma te beni eksperimente me voten dhe ta poshteroni ate. A nuk beme keshtu kur iku Bamiri, Bojaxhiu, Dashamiri, Murrizi, Patozi? A nuk ishit ju dhe une qe talleshim duke thene se kush iken nga selia dhe vula jane te destinuar te humbasin dhe te rikthehen? Po a nuk me thoni, sa mijera vota te mori Bamiri, Patozi dhe te gjithe keta te tjeret qe citova kur ata u futen ne zgjedhje me partine e tyre? Sa deputete te mori Rama ne zgjedhjet e kaluara vetem e vetem se vota jone u shpernda?

Nuk ju mjaftuan keta, por doni te beni eksperiment edhe me siglen e PD ne keto zgjedhje?!
Keni vendosur ti humbisni te gjitha me kokfortesine tuaj?!
Ulni koken dhe bini ujdi me demokratet. Ulni hunden te gjitha palet dhe mendoni njehere te vetme per ta. Ne fakt fajtore kete here per cdo humbje do jene edhe vete demokratet nese do arrijne tju degjojne serish ju kokave te nxehta te kolltuqeve te Tiranes.
Dhe per mbyllje: Duke qene se kam 30 vjet komisionier dhe numurues votash, po ju bej me dije situaten e zgjedhjeve te vitit 2021.
Ne cdo kuti votimi tek dega 7 ne Tirane, diferenca si subjekte ndermjet PS dhe PD ishte 20-25 vota. Kishte kuti edhe me pak.
Tani kalojme tek votat e partive te tjera.
1-LSI 7-10
2-PDIU 4-5
3-Nisma # 5-7
4-Patozi 4-5
5-Vetvdendosja 3-4
6-Levizja per ndryshim 2-3
7-Murrizi 4-5
8-Gjuzi 1-2
9-Galdini 1-2
10-FRD 2-3
Pra, nese te gjitha keto vota do ishin te hedhura ne nje kuti tek e djathta, PD dilte fituese ne te gjitha kutite dhe do ishte fituese e zgjedhjeve.
Tani nese doni te beni serish eksperimente dhe te shperfillni cdo vote, eshte puna jua, por sic e kam thene edhe ne nje status me pare, ju nuk po beni asgje tjeter vecse po fundosni kandidatet e bashkive. KAQ
/SOKRAT TURTULLI/
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?