Luciano Boçi: Mungesa e Panairit në Ditën e Verës, dëshmoi gjendjen e biznesit në Elbasan!

Aktualitet

Luçiano Boçi 

📍Mungesa e Panairit në Ditën e Verës, dëshmoi gjendjen e biznesit në Elbasan!
Elbasani ka mirëpritur gjithmonë miq nga e gjithë Shqipëria në Ditën e Verës! Mes dhjetra zakoneve dhe formave përmes të cilave u tregonim miqve se si festohet dhe si gëzohet kjo ditë në Elbasan, ka pasur një hapësirë të dedikuar për biznesin që mbante emrin “Panairi i Ditës së Verës”.
👉Ka qenë një traditë dhe një hapësirë që ka funksionuar prej 23 vitesh si një Bashkëpunim midis pushtetit vendor në Elbasan dhe Dhomës së Tregëtisë dhe është mbajtur gjithmonë në Pallatin e Sportit.
👉Këtë vit, për të parën herë Bashkia Elbasan nuk mori mundimin ta organizojë dhe të ftojë bizneset e Elbasanit të marrin pjesë në Panair, të ekspozojnë produktet e tyre, të lidhin bashkëpunime me sipërmarrës të tjerë, të zhvillojnë bizneset e tyre.
👉Për herë të parë Panairi i Ditës së Verës u mbyll dhe bashkë me një vendim absurd u mbyll edhe një traditë që motivonte dhe angazhonte çdo vit biznesin në Elbasan.

👉Kjo ngjarje shumë negative për biznesin është pasqyrim i gjendjes në të cilën është në tërësi e gjithë sipërmarrja në Shqipëri. Sot si kurrë më parë, biznesi përballet me agresionin e shtetit në kushtet kur fuqia blerëse ka rënë, punonjësit e kualifikuar janë larguar dhe detyrimet janë shumë të larta.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?