Enkelejd Alibeaj firmos si kryetar i PD, dorëzon në KQZ deklaratën

Aktualitet Politike

Kryetari i Komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka depozituar në KQZ deklaratën solemne për marrjen e përgjegjësive në zgjedhjet lokale të 12 Majit. Ky është një dokument i rëndësishëm, i cili garanton se kryetari dhe partia që ai përfaqëson nuk do përfshihen në blerje votash.

Deklarata solemne ka vonuar për gati dy javë regjistrimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 14 Majit, pasi si kryetar “me letra” figuronte Lulzim Basha. Mirëpo, ky i fundit nuk pranonte të firmose sepse pretendon se është dorëhequr një vit më parë dhe në këto kushte partia rrezikoi të mos regjistrohej.


Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi dje që PD të regjistrohet dhe urdhëroi KQZ të pranonte të gjithë dokumentacionin dhe deklaratën solemne, të firmosur nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?