Belind Këlliçi zbulon emrin kryesues të listës për këshilltarë të Bashkisë së Tiranës

Intervista Politike

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, u shpreh se këto zgjedhje kanë të bëjnë me interesat dhe shqetësimet e qytetarëve, dhe jo me debatet dhe sherret politike.

Në një intervistë në emisionin Publikisht, në TVSH, Kelliçi, theksoi se në çdo takim që ai ka në qytet, ndeshet me problemet e infrastrukturës, të trafikut, të mungesës së ujit të pishëm, dhe hallet e përditshme.

Kelliçi u shpreh se debatet për zhvillimet e brendshme në PD mbahen gjallë në media e televizione, por nuk janë prezente në terren.

Dhe pikërisht këtu, pohoi Këlliçi, është fokusuar ai, tek pritshmëritë që kanë njerëzit, qytetarët, banorët e Tiranës për zgjedhjet e 14 Majit.

Belind Këlliçi tha se është në këtë studio me programin prej 100 faqesh, që ofron zgjidhje për problematikat e mëdha të qytetit.

I pyetur nga analistët, Abilekaj dhe Çipa për qendrimet e përfaqesuesve të ndryshëm të PD apo aleateve, Këlliçi tha se mirëpret dhe do të donte të kishte në krah çdo demokrat në këtë betejë.

• Këlliçi: Zgjedhjet e 14 Majit janë për shqetësimet e qytetarëve, jo te politikes.

• Këlliçi: Listën e PD e kryeson Ilir Alimehmeti.

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh në emisionin ‘Publikisht’ në TVSH, se listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak, do ta kryesojë Ilir Alimehmeti.

Doktori i njohur ishte rivali kryesor i Belindit në primaret që u zhvilluan në dhjetorin e vitit të shkuar, brenda PD, ku anëtarësia u shpreh se cili do të ishte kandidati për Bashkinë.

Në primare fitoi Kelliçi me 8 mijë e 500 vota, por në mbyllje të garës, Alimehmeti qe ishte i dyti më i mbështeturi, vendosi ti bashkohej kandidatit zyrtar.

Dhe prej fillimit të garës për Bashkinë, Këlliçi dhe Alimehmeti janë bashkë në shumë takime dhe aktivitete.

Sipas Belindit, ky është një moment bashkimi për demokratët dhe ai dhe Alimehmeti kanë dhënë shembullin e tyre domethënës.

• Këlliçi: Parkimi shumë i shtrenjtë në Tiranë, aferë korruptive

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës Belind Kelliçi u shpreh në emisionin ‘Publikisht’ në TVSH se tarifat e parkingut në Tiranë janë shumë të shtrenjta, dhe të papërballueshme për qytetarët.

Dhe sidomos për nëpunësit, që detyrohen shpesh ta lënë makinën per gjithë ditën, kundrejt kostos me 2 mijë lekë orën.

Këlliçi deklaroi se ka kërkuar zyrtarisht informacion, si deputet që e ka ende mandatin, se përse janë këto tarifa dhe ku shkojnë këto para që mbledh Bashkia.

Kandidati i PD tha se edhe tarifat që merren për parkimin përmes mesazheve telefonike, janë shumë të larta.

Por, shtoi ai, edhe pse thuhet se këto pagesa shkojnë për gjelbërimin e qytetit, nuk dihet se cili është rezultati.

Ku është ky gjelbërim? Ngriti pyetjen Këlliçi, duke shtuar se kemi të bëjmë vetëm me një aferë korruptive që i rëndon njerëzve.

Transparenca është e domosdoshme dhe do të bêhet, theksoi Këlliçi, për miliona euro taksa që Bashkia mbledh çdo vit, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre përdoren për paga dhe favore elektorale e financiare.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?