Bota

Adoleshenti nxjerr armën në dritare dhe vret dy oficerë policie, më pas vetëvritet

 

Dy oficerë policie në Edmonton humbën jetën gjatë detyrës pasi u qëlluan me armë zjarri teksa iu përgjigjën një telefonate për dhunë në familje.

Sipas mediave kanadeze, autori i krimit ishte një 16 vjeçar, i cili më pas u vetëvra kur u rrethua nga efektivët e tjerë të policisë, ndërkohë që një grua po trajtohet në spital me plagë të rënda.

 

Dy efektivët që humbën jetën ishin 30 dhe 35 vjeç dhe kishin vetëm pak vite që shërbenin në forcat e rendit.


Në një deklaratë për shtyp, shefi i policisë sqaroi rrethana rreth ngjarjes, duke treguar se ajo ndodhi pak pas mesnate, pas një telefonate për dhunë në familje. Oficerët u qëlluan pa paralajmërim ndërsa po i afroheshin adresës së raportuar.

Kryeministri Trudeau reagoi pas kësaj ngjarje të rëndë duke thënë policët janë heronjtë e vërtetë që venë në rrezik jetën e tyre për komunitetin.

“Çdo ditë, oficerët e policisë e vënë veten në rrezik për t’i mbajtur njerëzit të sigurt. Lajmi se dy oficerë policie të Edmontonit janë vrarë në krye të detyrës na kujton këtë realitet. Unë u dërgoj ngushëllimet e mia të dashurve dhe kolegëve të oficerëve, ne jemi këtu për ju”, shkruan Trudeau.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?