Zbulohet formulari që detyron zgjedhësin të votojë për…

Aktualitet
Luciano Boci ka bere publike sot formularin ku u kerkohet punonjesve te bashkise ta plotesojne me te dhena dhe duke i detyruar te deklarojne voten pro PS.
Postimi i plote:
📌 SPAK të reagojë urgjentisht, krimi zgjedhor gjendet brenda Bashkisë Elbasan!
‼️ Dhjetra ndërhyrje në Kodin Zgjedhor, në Kodin Penal në përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur shenjtërinë e votës në zgjedhje. Por cili është rezultati? Formularë dhe ultimatume për të mbledhur vota dhe për të shantazhuar njerëz për të votuar Partinë Socialiste!
Imagjinoni, jemi dy muaj përpara zgjedhjeve dhe ndaj administratës së Bashkisë Elbasan dhe gjithë institucioneve në varësi të saj po ushtrohet një presion i jashtëzakonshëm. Çfarë pritet të bëjnë tjetër…?
👉 Shtetasi Doreidi Avllazagaj përmes këtij formulari kërkon nga punonjësit e Bashkisë Elbasan të plotësojnë të dhënat e patronazhimit duke e detyruar vartësin apo të afërmin e tij të zotohet se do votojë Partinë Socialiste.
‼️ Ajo që duhet të alarmojë institucionet e drejtësisë është fakti se përmes këtij formulari, PS jo vetëm po shantazhon në mënyrë të hapur punonjësit e administratës së Bashkisë Elbasan dhe punonjësit e institucioneve të tjera, por po u kërkon këtyre të fundit që ta lejojnë Partinë Socialiste që t’i përdorë lirisht këto të dhëna për zgjedhjet vendore!

👉 Kush heton krimin zgjedhor dhe ka vullnet t’a ndalojë atë, ja ku e ka! Në mes të qytetit të Elbasanit! Brenda Bashkisë Elbasan!
‼️ Nxitoni….se në orën 16:00 duhen dorëzuar formularët!!!
Mund të jetë një imazh i teksti
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?