“Shkrihet” Bashkia e Bulqizës/ “Të gjithë” përfundojnë në burg

Aktualitet

SPAK bëri me dije paraditen e sotme se janë arrestuar edhe dhjetë zyrtarë të tjerë, si dhe dy punonjës janë lënë në “arrest shtëpie”, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me tenderat për ujësjellësin, pasi kanë qenë anëtarë të komisioneve.

Ndaj kryebashkiakut Alla rëndojnë akuzat si: “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikim i formularëve” për abuzim me fondet për tenderin e një Ujësjellësi.

 


 

Këta janë emrat e zyrtarëve të arrestuar pasi abuzuan me një tender 322 mln lekë:

-Lefter Alla, kryetari i Bashkisë së Bulqizës

-Enkeleda Lleshi, nënkryetarja e Bashkisë

-Rubin Kola,

-Erion Isaku,

-Leonard Daci,

-Arseb Gjoka,

-Kujtim Zogu,

-Denis Xholi,

-Rasim Daci,

-Dalo Gazidedja,

-Aqif Konesha, miku i Lefter Allës që favorizuan duke i dhënë tenderin e ujësjellësit

-Kastriot Ibrahimaj (arrest shtëpie)

-Ana Nishku (arrest shtëpie)

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?