Rama: Nisim nesër takimet me sipërmarrjen për rritjen e pagave në sektorin privat

Aktualitet

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga dita e nesërme do të nisin takimet me sipërmarrjen për rritjen e mëtejshme të pagave në sektorin privat.

“Nisim takimet me sipërmarrjen për domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave në sektorin privat, ku tanimë nga prilli minimumi i detyrueshëm është 40 mijë Lek”, njoftoi Rama.

Rama deklaron se qeveria po bën gati korrektimin e krejt skemës së pagave pas rritjes së pagës minimale.

“Ndërkohë që qeveria po bën gati korrektimin e krejt skemës së pagave pas rritjes së ndjeshme të pagës minimale, si reagim ndaj vështirësive të paparashikuara të krijuara kudo prej agresionit të Putinit dhe inflacionit të luftës”, shkruan Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?