Plas “sherri” në Big, Armaldo paralajmëron Luizin: Ke për ta parë se çfarë do të bëj…

Show

Një debat i fortë ka ndodhur ditën e sotme mes Luziit dhe Maestros brenda në shtëpi. Ky i fundit ka qenë mjaft i përfshirë në debatet që Kristi ka patur me Luizin, ndërsa dhe ai vetë diskutoi me Kristin lidhur me nominimin.

Teksa ishin duke qëndruar me banorët në oborr Armaldo i tha Luizit se nëse ai nuk del nga shtëpia të shtunën, atëhere ka për ta parë se çfarë do të ndodhë.

I pyetur nga këngëtari  se çfarë pritet të ndodhë, Maestro tha se Luizi ka për të fjetur gjithë kohën gjumë, duke nënkuptuar që do i trembet lojës së tij.

Maestro i tha Luizit se e kishte paralajmëruar edhe më parë që të mos merrej me të, pasi sipas tij, në këtë mënyrë ai nuk e fiton dot Big Brotherin.

Kjo situatë mes dy banorëve ka vijuar përgjatë gjithë ditës së sotme ku në çdo moment nuk kanë ndalur “kunjat” për njëri tjetrin.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?