Flamur Noka: Sot bëmë histori! Dhamë shpresë

Aktualitet Politike

Partia e Lirisë ka depozituar sot në KQZ kërkesën për të formuar koalicion me tre parti, ndër to edhe Partinë Demokratike.

Partia e Metës duket se e ka fjalën për PD-në e Sali Berishës, por me letra, PD i takon Enkelejd Alibeajt. Kjo ka shkatuar reagime jo vetëm për faktin që PD e Berishës nuk njihet zyrtarisht, por edhe për komlikimet që mund të sjellë.

Për shembull, nëse KQZ vendos të pranojë koalicionin PL-PD, me cilën Parti Demokratike është Meta në koalicion?

Megjithatë, i mbetet KQZ të shprehë fjalën e fundit. Ndërkaq, deputeti Flamur Noka thotë se themelimi i koalicionit me emrin “Bashkë Fitojmë”, është historike dhe shpresëdhënëse për shqiptarët.

Reagimi i Nokës:

Opozitën nuk e eliminuan me McGonigal, as me KQZ, gjykata e alibrava. Përshkuam së bashku një rrugë me shumë pengesa por ia dolëm të shpëtojmë pluralizmin dhe t’u japim shqiptarëve alternativën në fletën e votimit.

Sot bëmë histori. Sot dhamë shpresë.

Bashkë Fitojmë

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?