Ka përfunduar mbledhja e Grupit të Partisë Socialiste në selinë rozë. Takimi i nisur prej orës 18:00 kishte në fokus përgatitjen për zgjedhjet vendore të 14 majit, si dhe diskutimin për kandidatët që do të garojnë për 61 Bashki.
Bëhet me dije se drejtuesit e qarqeve kanë raportuar për sondazhet për kandidatët për kryebashkiakë dhe këshilltarët.
Kryeministri Edi Rama u ka dhënë porosi deputetëve që të angazhohen në zonat e tyre elektorale për zgjedhje. Ndërkohë, nesër pasdite në orën 17:00 Rama do mbledhë Kryesinë e PS.
Total 0 Votes
0
0