E frikshme, të rinjtë me mbi 300 km/h në tunelin e Kalimashit. “Na vrau ejj, ule!”

Aktualitet

Këto pamje janë bërë virale në rrjetet sociale, ku disa të rinj shfaqen duke “luajtur me vdekjen”, e duke ecur me mbi 300 km/h në tunelin e Kalimashit.

Pamjet e frikshme vijnë vetëm pak ditë pas aksidentit tragjik në rrethrrotullimin e TEG-ut, ku tre të rinj mbetën të vdekur.

Siç shihet nga kjo video e postuar në “Tik-Tok”, ata kanë rrezikuar të aksidentohen me një tjetër mjet që ishte duke ecur para tyre.

 

Thirrja në këtë rast shkon jo vetëm për qytetarët që duhet të bëjnë kujdes, por edhe për policinë që duhet të marrë masa ndaj shoferëve të tillë “kamikazë”.


Ky rast vjen vetëm pak ditë më vonë pas aksidentit tragjik të ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut ku një automjet Audi A8 u rrëzua nga mbikalimi për shkak të shpejtësisë duke shkaktuar 3 viktima.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?